
Category: Ditari
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari siguroi sot se Policia e Shtetit prej kohësh ka marrë masa të shtuara sigurie në vendndodhjet që konsiderohen me rëndësi kritike.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në Ditën Botërore të Autizmit, e cila shënohet çdo vit më 2 prill, godina e Kuvendit u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrë blu, simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit autik.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë sot në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, që bëri bashkë homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh sot se trashëgimia kulturore vjen edhe si katalizator zhvillimi.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, Njësinë 14 në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se deri tani në gjithë vendin janë kryer rreth 300 mijë legalizime ndërsa mbeten ende edhe rreth 70 mijë të tjera për t’u bërë.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot, se për herë të parë në historinë tonë, shqiptarëve u ka buzëqeshur fati në çështjen e integrimit në familjen evropiane.









