
Category: Ditari
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së rëndësinë e ligjit të shërbimit diplomatik si një hap për reformimin e Ministrisë së Jashtme dhe për të përmirësuar funksionimin e shërbimit diplomatik shqiptar.
Në kuadër të vizitës në Kiev, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vizitoi Qendrën Mjekësore të Ministrisë së Brendshme ku ofrohet rehabilitim për personat e dëmtuar në frontin e luftës.
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se mazhoranca është e angazhuar për të bërë punën e saj dhe se proceset kyçe për vendin, përfshirë integrimin europian, nuk mund të presin.
Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se për herë të parë ndodh që shteti po merr pjesë në sipërmarrje dhe për këtë solli në vëmendje bashkëpunimin me kompaninë italiane të prodhimit të anijeve, “Fincantieri”.
Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se përveç reformave të tjera në proces, duhet menduar edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se takimet me grupin do të zhvillohen në mënyrë të përmuajshme, me një përmbajtje që do t’i përgjigjet si kërkesave të përditshme të procesit të negociatave me Bashkimin Europian, ashtu edhe aktualitetit të jetës parlamentare dhe politike në vend.
Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi tha sot se i gjithë procesi i punës së këtij komisioni do të fokusohet tek integrimi në Bashkimi Europian.
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledar Çuçi bëri të ditur sot se janë rritur grantet që i dedikohen bashkive për emergjencat civile, si dhe është siguruar një shpërndarje më e drejtë e këtyre fondeve mbi bazë risku.
Kryetarja e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, deklaroi se ky komision është një nga strukturat e reja parlamentare, i krijuar për t’u fokusuar në çështje strategjike që lidhen me energjinë, infrastrukturën dhe mjedisin, si sektorë thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.
Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi në hapjen e vitit të ri kuvendor të grupit parlamentar të Partisë Socialiste foli mbi punën që ky komision do të kryejë këtë sesion parlamentar.









