Çuçi: Garantuam shpërndarje më të drejtë të fondeve të emergjencave për bashkitë

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledar Çuçi bëri të ditur sot se janë rritur grantet që i dedikohen bashkive për emergjencat civile, si dhe është siguruar një shpërndarje më e drejtë e këtyre fondeve mbi bazë risku.


Kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledar Çuçi bëri të ditur sot se janë rritur grantet që i dedikohen bashkive për emergjencat civile, si dhe është siguruar një shpërndarje më e drejtë e këtyre fondeve mbi bazë risku.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Çuçi bëri një analizë të punës së këtij komisioni gjatë tre muajve të shkuar, ku veçoi miratimin e amendamentit për rritjen e fondit të emergjencave civile.

Sipas Çuçit, gjatë shqyrtimit të buxhetit 2026 në këtë komision u propozua një amendament që parashikonte rritjen me gati 50% të granteve që i dedikohen bashkive për emergjencat civile, krahasuar kjo me propozimin e ardhur nga qeveria.

“Kjo u bë në rakordim të plotë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Financave. Amendamenti i dytë i propozuar nga ky komision dhe i miratuar në Kuvend, ka të bëjë me ndryshimin e formulës së shpërndarjes së këtij fondi, duke i dhënë peshë bashkive bazuar mbi riskun që kanë ndaj emergjencave civile “, tha Çuçi.

Sipas tij, “ky është viti i parë që do të bëhet ky ushtrim dhe do të jetë kontribut shumë i vlefshëm për të shpërndarë para publike aty ku është nevoja, sidomos për parandalimin e emergjencave civile”.

Çuçi vlerësoi po ashtu edhe zhvillimin e seancës dëgjimore me ministren për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, që sipas tij, “ndikoi sadopak në pastrimin e baltës që opozita hedh vazhdimisht në çështjet e sigurisë”.

Ndërkohë, Çuçi informoi se në axhendën e afërt të punës së komisionit janë edhe ndryshimet në Kodin Penal si dhe projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, që do të kthehet në një agjenci inteligjente.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Doganat forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër krimit ndërkufitar

Administrata Doganore vijon bashkëpunimin rajonal me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkufitar, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Doganat forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër krimit ndërkufitar

Administrata Doganore vijon bashkëpunimin rajonal me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkufitar, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional…