
Category: Ditari
Vaji i ullirit shqiptar është vlerësuar me çmim prestigjoz ndaj 483 markave ndërkombëtare që u testuan në eventin “PREMIO BIOL 2024” në Itali.
Anija shqiptare “Butrinti” u kthye nga misioni 25-ditor në detin Mesdhe, ku bashkë me anijen kroate “Dubrovnik” patrulluan për sigurimin e linjave detare të transportit.
Shqipëria prezantohet në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, me veprat e realizuara nga Iva Lulashi.
Punonjësit e Policisë së Shqipërisë u angazhuan dje së bashku me kolegët gjermanë, në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Itali-Shqipëri
Asistentdrejtori i Akademisë Globale të INTERPOL, Jorge Fainstein Day Gastrell, bëri një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku në takim me stafin drejtues prezantoi Akademinë Globale të INTERPOL-it.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin mori pjesë në samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.
Instituti i Statistikave të Shqipërisë dhe Autoriteti Portual Durrës nënshkruan ditët e fundit një memorandum mirëkuptimi.
Pogradeci çeli sezonin turistik 2024, një sezon që sigurisht do të jetë edhe më i suksesshëm se vitin e kaluar.
Me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.
Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Bürgenstock të Zvicrës, ku ndodhet për Samitin e Paqes në Ukrainë, u takua me disa nga homologët e tij botërorë.