Paketa Fiskale 2026 pa rritje taksash, kompensim i TVSH për fermerët dhe ulje e barrës tatimore për familjet

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Paketën Fiskale për vitin 2026, duke e përshkruar atë jo thjesht si një sërë masash tatimore, por si një instrument zhvillimi ekonomik dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset.

Spiropali: Gati për sfidat për mbylljen e negociatave në vitin 2027

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Kumbaro: Pagat për mësuesit do të rriten edhe në vitin 2026

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës ku u njoh nga afër me modelet e mësimdhënies dhe mjediset për organizimin e programeve pas shkollore.

Balluku: Gatishmëri e strukturave për përballimin e motit të keq në ditët në vijim

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.

Sala: Shëndetësia dhe mbrojtja sociale, 12.3% e buxhetit të shtetit për vitin 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ishte e pranishme sot në seancën dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara për vitin 2026 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot se hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Hapja e të gjithë grup-kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Krenar për skuadrën e Shqipërisë

Në Bruksel u mbajt Konferenca e 7-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u çel grup-kapitulli i fundit të negociatave.

Rama: Skepticizmi mes shqiptarëve nuk lidhet me BE, por me realizimin e objektivit të anëtarësimit

Pas mbajtjes së Konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama theksoi përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe nënvizoi rëndësinë e përkushtimit dhe këmbënguljes për arritjen e këtij qëllimi historik.

Kos: Çelja e 6 grup-kapitujve në 13 muaj, deklarata më e fortë e angazhimit të Shqipërisë

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos u shpreh sot, se çelja e gjashtë grupkapitujve në 13 muaj është deklarata më e fortë e angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama.

Rama: Do bëjmë gjithçka që të përmbyllim bisedimet e anëtarësimit brenda 2027-ës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Bruksel se Shqipëria nuk merr asnjë gjë të mirëqenë në raport me anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa siguroi se “do të bëjmë gjithçka që të përmbyllim bisedimet e anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe të hyjmë më pas në fazën e mbështetjes politike e të anëtarësimit të plotë”.