
Category: Ditari
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Siguria portuale dhe praktikat e mira ndërkombëtare ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në Portin e Sarandës me përfaqësues të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të tregut imobiliar, në kuadër të punës për reformimin e politikave të strehimit dhe zgjerimin e skemave të strehimit të përballueshëm.
Projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Financave dhe hedhur per konsultim publik, synon përafrimin e mëtejshëm të kuadrit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcimin e rregullave për administrimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit privat.
Ministria e Financave ka nisur konsultimin publik për një projektligj të ri që synon të krijojë tregun e obligacioneve të mbuluara, që janë hua afatgjata që bankat marrin nga investitorët.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar në stabilizimin e Rripit të Gazës, duke përmendur edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe prodhues të sektorit ushqimor
Bashkëkryetarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio dolën sot me një deklaratë të përbashkët, ku nxiten institucionet shqiptare të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian për të ruajtur momentumin ndërsa vendi i afrohet arritjes historike të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.
85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë, në kuadër të thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas masës së dhënë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.








