Spahiu: Mbështetje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara në Gjirokastër, në vitin 2027 dyfishim i përfitimit për kujdestarët

Gjatë një vizite në Gjirokastër,ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u njohën me shërbimet që ofrohen për fëmijët dhe nevojat për zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve.


Qendra Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër ofron shërbime terapeutike dhe mbështetje për 55 fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa për vitin 2027 parashikohen masa të reja për forcimin e shërbimeve dhe mbështetjen financiare të kësaj kategorie dhe familjeve të tyre.

Gjatë një vizite në këtë qendër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u njohën me shërbimet që ofrohen për fëmijët dhe nevojat për zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve.

Drejtuesja e qendrës bëri të ditur se institucioni e ka nisur aktivitetin në vitin 2017 me vetëm pesë fëmijë, ndërsa aktualisht mbështet 55 të tillë.

“Godina e re e qendrës është ndërtuar në vitin 2020. Ajo është pronë e bashkisë, ndërsa investimi për ambientet e brendshme është realizuar nga Qarku”, u shpreh ajo.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi kushtet dhe kabinetet terapeutike të qendrës, por theksoi nevojën për krijimin e hapësirave të tjera, përtej ambienteve të mbyllura, që fëmijët të kenë mundësi për aktivitete dhe zhvillim.

“Kanë nevojë edhe për hapësira të cilat janë të hapura, pra jo vetëm dhoma. Ne e kemi prioritet çështjen e fëmijëve me aftësi ndryshe, si ata që integrohen dhe gjithëpërfshihen në sistemin arsimor, ashtu edhe një kategori tjetër që ka nevojë për kujdes dhe trajtim më të specializuar”, u shpreh Kumbaro.

Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë për të garantuar mbështetje të përshtatur sipas nevojave të secilit fëmijë.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është vendosur ngritja e një Këshilli Kombëtar të Neurodiversitetit, i cili do të shërbejë si një mekanizëm më i gjerë koordinimi dhe hartimi politikash për këtë kategori.

“Jemi ulur bashkë me ministren dhe kemi takuar një grup shumë të madh prindërish, të cilët tashmë po na ndihmojnë që të hartojmë strategjinë. Duke u konsultuar me ta, informacioni dhe impakti janë ndryshe, sepse ata e kanë përjetuar drejtpërdrejt në rritjen e fëmijëve. Ne marrim eksperiencën e tyre dhe ndërkohë hartojmë protokolle më të sakta trajtimi”, deklaroi Spahiu.

Spahiu bëri të ditur gjithashtu se në buxhetin e vitit 2027 është rritur fondi për mësuesit ndihmës, me synimin për të forcuar mbështetjen ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor.

Sipas saj, do të nxitet edhe përfshirja e mësuesve me formim në arsimin special, të cilët do të jenë pranë këtyre fëmijëve në bashkëpunim me mësuesit kujdestarë dhe mësuesit e lëndëve.

“Për vitin 2027 kemi dy projekte që adresojnë mbështetjen për këtë kategori fëmijësh me aftësi ndryshe. Për fëmijët mbi 10 vjeç do të dyfishohet pagesa”, u shpreh Spahiu.

Spahiu shtoi se krahas mbështetjes financiare për fëmijët, parashikohet edhe mbulimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për prindërit apo kujdestarët që kujdesen për ta.

Marrë nga ATSH

Karakaçi: Trafiku ajror rreth 18.3% më i madh se vitin e kaluar, mbi 13.5 milionë pasagjerë në Rinas

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të shënojë një rritje prej 18.3% gjatë vitit 2026, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parashikohet…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Trafiku ajror rreth 18.3% më i madh se vitin e kaluar, mbi 13.5 milionë pasagjerë në Rinas

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të shënojë një rritje prej 18.3% gjatë vitit 2026, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parashikohet…