Zaçaj: Pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulëta për qytetarët dhe bizneset

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në panelin “Pagesat e shpejta në Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar në Tiranë.


Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në panelin “Pagesat e shpejta në Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar në Tiranë.

Gjatë diskutimit, Zaçaj u ndal te rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA dhe ndikimi që pritet të ketë në uljen e kostove të transfertave ndërkufitare, duke lehtësuar kryerjen e pagesave mes Shqipërisë dhe vendeve evropiane.

Anëtarësimi në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), zhvillimi i infrastrukturës për pagesa të menjëhershme dhe zgjerimi i shërbimeve elektronike ishin në fokus të diskutimeve gjatë Konferencës së 8-të Ndërkombëtare mbi Skemat Rajonale të Kartave dhe Infrastrukturat e Tregut Financiar për Pagesat me Vlerë të Vogël.

Zaçaj u ndal edhe te projekti “TIPS Clone”, i cili synon krijimin e mundësive për kryerjen e pagesave brenda pak sekondash, përmes një infrastrukture moderne të pagesave të menjëhershme.

Sipas Zaçajt, një tjetër element me rëndësi është edhe zgjerimi i pagesave elektronike dhe zhvillimi i shërbimeve të reja, përfshirë pagesat përmes kodeve QR, si dhe nevojën për edukim financiar dhe mbrojtje të konsumatorëve në përdorimin e shërbimeve digjitale.

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, u shpreh se “objektivi është që investimet në infrastrukturën moderne të pagesave të përkthehen në përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset shqiptare, duke u mundësuar atyre të kryejnë pagesa në të gjithë Evropën me të njëjtën shpejtësi, lehtësi dhe siguri si brenda vendit”.

Burimi ATSH

Zaçaj: Pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulëta për qytetarët dhe bizneset

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në panelin “Pagesat e shpejta në Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zaçaj: Pagesa më të shpejta dhe me kosto më të ulëta për qytetarët dhe bizneset

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në panelin “Pagesat e shpejta në Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar…