MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov të Polonisë, ku kanë humbur jetën gjashtë persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një reagim në rrjetin social X, MEPJ shprehu ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë dhe të plotë për të gjithë të plagosurit.
“Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin e Polonisë dhe me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i pakuptimtë dhune”, thuhet në reagim.
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi sot me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, në Poloni.
Burimi ATSH