
Category: Ditari
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor të vitit 2027, sipas Euronews.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa u takua sot me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme”, në “pozitive”, duke konfirmuar njëkohësisht vlerësimin sovran “Ba3”.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se gjatë një takimi në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, u prezantua progresi i bërë dhe puna që vijon në kuadër të Kapitullit 27 – “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, të organizuar nën kryesimin e Kroacisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju-Jork (SHBA), me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet për restaurimin dhe konservimin e Teqesë së Koshtanit.
Reforma administrativo-territoriale dhe ndikimi i saj në ofrimin e shërbimeve për qytetarët ishte në fokus të prezantimit të bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, në Komisionin për Çështjet Ligjore.









