
Category: Ditari
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me një delegacion të përbërë nga 14 kryetarë bashkish dhe rreth 60 përfaqësues të nivelit drejtues të pushtetit vendor austriak, të kryesuar nga presidenti i Shoqatës Austriake të Bashkive, Johannes Pressl.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Gegë Lleshi, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot drejtorin për Paqen, Partneritetet dhe Menaxhimin e Krizave në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Cosmin Dobran.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, duke theksuar angazhimin e shumicës qeverisëse për ta çuar përpara atë.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u shpreh sot se Shqipëria ka siguruar një projekt prej 40 milionë dollarësh për ndryshimet klimatike, në kuadër të programit “Albadap”, që konsiderohet si projekti më i madh i klimës që po zbatohet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot takimin e parë në këtë detyrë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një kohë kur Shqipëria vazhdon të marrë më shumë angazhim dhe përgjegjësi brenda Aleancës.
Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve shenjoi një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare, ndërsa Partia Socialiste ishte e para që besoi në këtë gjë.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, foli për reformën shqiptare në drejtësi si pjesë të debatit global mbi sundimin e ligjit gjatë sesionit hapës të aktiviteteve për Kongresin Botëror të Ligjit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në intervistën e dhënë për revistën malazeze “The Collection”, ndau vizionin mbi rolin strategjik të turizmit në zhvillimin ekonomik dhe ndërkombëtarizimin e Shqipërisë.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit.









