
Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është rënë dakord me Bashkimin Europian për 11 pikëkalime kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2026 përfaqëson nivelin më të lartë të mbështetjes financiare për bujqësinë ndër vite.
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u shpreh gjatë fjalës së saj në nisje të punimeve të samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, se një treg i përbashkët rajonal rrit ekonomitë e vendeve anëtare me 10%.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është një projekt kritik edhe për sigurinë në Europë, ndërsa është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Samitin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor “Rruga jonë drejt BE”, të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, theksoi se, rajoni po lëviz nga pasiguria drejt mundësive të reja dhe se marrëdhëniet me Bashkimin Europian po ndërtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kërkesa për favore.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pritur në një takim Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit, anëtare e Bundestagut gjerman dhe njëkohësisht kryetare e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ).
Që prej mesnatës së djeshme, stafi i bashkisë Lezhë, Bordi i Kullimit dhe mjete të bizneseve janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës në zonën e Tales, pas reshjeve intensive që kanë krijuar prezencë uji në tokat bujqësore.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Stephen Nix, drejtor për Europën dhe Azinë në Institutin Ndërkombëtar Republikan.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për mundësitë e reja të investimeve suedeze në qytet.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.









