
Category: Ditari
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt, si një zhvillim historik për paqen dhe njerëzimin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot thirrjen për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 17 shtator në orën 17 për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës.
Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile së bashku me UNDP Albania dhe bashkinë e Elbasanit instruktuan nxënësit e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” për reagimin e shpejtë dhe mënyrat e mbrojtjes në rastet e fatkeqësive natyrore.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga dita e trajnimit, teksa theksoi se nëpërmjet edukimit bëhet parandalimi i fatkeqësive natyrore.
Vengu u shpreh se shumë shpejt do të ngrihet Rrjeti Kombëtar i Vullnetarëve.
“Ndërtojmë komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme nëpërmjet informimit dhe trajnimit, dhe shumë shpejtë nëpërmjet ngritjes së Rrjetit Kombëtar të Vullnetarëve si pjesë e vizionit për Mbrojtjen 2030”, theksoi më tej Vengu.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shpalli në mbledhjen e sotme vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi sot rëndësinë strategjike të zhvillimit të sektorëve kyç për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme në rajon.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të turit Tirana 2030 për Shqipërinë 2030, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane.
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua sot me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”.
Tirana po mirëpret forumin dyditor të investimeve “Shqipëri-Ballkani Perëndimor”.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i këtij grupi, Taulant Balla njoftoi se pritet që të dorëzohen amendamentet për ligjin mbi barazinë gjinore.









