
Category: Ditari
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u konstituua sot.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë se, sfida e Bankës tonë Qendrore është e dyfishtë pasi nga njëra anë duhet të shikoj përtej të sotmes dhe shumë më larg në të ardhmen dhe të vazhdojë të provojë se është në lartësinë e duhur për sa i takon funksionit të saj bazë tradicional.
Me rastin e përvjetorit të 100-të të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë emetoi monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se prioriteti në vitet e ardhshme do të jetë forcimi i stabilitetit financiar dhe përafrimi i plotë me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e Bankës së Shqipërisë në 100 vite të funksionimit të saj, ndërsa e cilësoi model në mënyrën se si duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit.
Në videomesazhin e saj për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, vlerësoi përparimin e institucionit në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar, duke theksuar se përkushtimi ndaj politikave të kujdesshme mbetet thelbësor për rrugëtimin europian të vendit.
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë.
Në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, Shqipëria ishte një ndër vendet e përzgjedhura për të folur, mes 160 vendesh pjesëmarrëse.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme prioritetet e MEPJ për projektbuxhetin për vitin 2026.
Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi sot gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2026 në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, se në paketën fiskale të vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë rritje taksash.









