
Category: Ditari
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilluan mbrëmë një mbledhje në Delvinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha sot se situata e zjarreve po shkon drejt normalizimit, ndërsa janë angazhuar rreth 10 mijë forca për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale pamje nga Muzeu Etnografik i Krujës, ku tradita takon inovacionin duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike.
Sipas prefektit, në Delvinë po ndihmojnë nga ajri 2 helikopterë dhe pritet ndihmë tjetër përmes Mekanizimit Europian të Mbrojtjes Civile.
Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot në një mesazh për situatën kritike të zjarreve në vend se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot nga Gramshi se janë evakuuar 200 persona.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehu sot mirënjohje për të gjitha forcat zjarrfikëse në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve në vend.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot për situatën e zjarreve në vend.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.
Vatra zjarri me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr në Tiranë.









