
Category: Ditari
Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës, u shpreh sot se për vitin akademik 2025-2026, në këtë kolegj janë përzgjedhur 41 studentë nga 196 aplikues.
Në qarkun e Gjirokastrës po realizohen një sërë projektesh restaurimi me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, mes te cilave ura dhe kisha.
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale shqyrtoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Ardita Kuçi, mori pjesë në konferencën e 58-të të drejtorëve të Agjencive të Pagesave të Bashkimit Evropian, që u zhvillua nga data 19 deri 21 nëntor në Kopenhagë, Danimarkë.
Këshilli i Ministrave ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ndodh në Bashkimin Europian që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur.
Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”.
Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit, në rolin e partnerit dhe bashkëorganizatorit, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe GIZ, zhvilloi te Piramida e Tiranës, një sesion informues mbi Programin Europa Digjitale (DEP), një program financimi i Bashkimit Evropian për të fuqizuar inovacionin dhe transformimin digjital.
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi sot rëndësinë kritike të muajve në vijim për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.









