IGJEO: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Prefektja Allushi: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol, Vjosa bie në 7.45 m

Në territorin e qarkut të Vlorës orët e fundit ka patur reshje të dobëta shiu, ndërsa vijon të ketë probleme në Delvinë, Finiq dhe Konsipol.

Balla: 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla uroi për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me një foto nga shkollat shqipe në Diasporë.

Reshje të forta shiu dhe breshër në Shkodër, Beci: Reagim i shpejtë i ekipeve bashkiake

Shkodra u përfshi sot nga reshje të forta shiu dhe breshëri, por situata u menaxhua pa probleme të mëdha.

Jole: Rehabilitim argjinaturës së lumit Devoll dhe kolektorit të Sovjanit

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil jole, i cili ndodhet aktualisht pranë pikës ku ka ndodhur edhe çarja e argjinaturës.

Vengu në Sarandë, nis puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi dhe përfaqësues të strukturave lokale, vizituan zonën e Çukës, ku ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe.

Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka shprehur sot mirënjohjen dhe krenarinë për rolin historik të Korçës në formësimin e gjuhës shqipe, në Ditën e Alfabetit.

Sala: Femicidi, ekipe multidisiplinare në çdo bashki për përgjigje të koordinuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë, të organizuar nga qeveria italiane dhe OSBE, dedikuar një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut në kohën tonë: femicidit, vrasjes me motiv gjinor të grave dhe vajzave.

Peleshi: Alfabeti, themeli mbi të cilin ndërtohen arsimi, kultura dhe identiteti kombëtar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi uroi sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Spiropali: Gjuha shqipe trashëgohet ndër breza shqiptarësh kudo ku jetojnë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe përmes një videoje emocionuese, ku fëmijët shqiptarë në diasporë recitojnë vjersha në gjuhën shqipe