
Category: Ditari
Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.
Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, sqaroi sot në një intervistë televizive se nuk ka sanksione nga Komuniteti i Energjisë i BE-së ndaj Shqipërisë.
Në mbyllje të këtij viti dhe në vigjilje të festës së Krishtlindjes, siç është kthyer në traditë tashmë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala vizitoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, për t’u përshëndetur me mjekë, dhe infermierë, por jo vetëm.
Drejtuesi i ri i SPAK, Klodjan Braho do të ketë prioritet të punës së tij në krye të institucionit të drejtësisë të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij.
Administrata e Kuvendit, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi takimin vjetor koordinues të fundvitit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha shërbimeve të Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e sotëm me personelin shëndetësor në QSUNT u ndal edhe tek rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.të cilët do të përfitojnë rritje të re përveç indeksimit vjetor.
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e sotëm me personelin shëndetësor në QSUNT vuri në dukje se 15 milionë euro ekstra vetëm për barnat onkologjike janë parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Shoqata e Prokurorëve është e para organizatë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur se me aktin normativ të fundvitit mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6,4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë.









