Mbi 2,1 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore në tremujorin e parë

Mbi 2,1 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të transportit ajror në vend.

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë në një takim të përbashkët pune ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár.

Numri i bizneseve rritet me 5%, xhiroja arrin në 931 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se aktiviteti ekonomik i bizneseve në Shqipëri vazhdon të jetë tejet pozitiv, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Malaj: Të ardhurat u rritën me 13,3%, investimet nën plan në tremujorin e parë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se treguesit kryesorë ekonomikë për tremujorin e parë të vitit 2026 paraqiten me rritje pozitive.

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin e SIGMA/OECD, i cili evidenton krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA) si një strukturë e dedikuar pranë Kryeministrit, me mandat të qartë për koordinimin e komunikimit në të gjithë administratën shtetërore.

Lamallari: 150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi

Malaj: Po monitorojmë çmimet, mbështetje për pensionistët dhe familjet në nevojë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria është duke monitoruar tregun për të vëzhguar lëvizjet e çmimeve dhe do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme, duke mbështetur shtresat më vulnerabël, si pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, në rast të rritjes së çmimeve.

Peleshi vizitë në Microsoft Dublin: Shqiptari Alban Xhaferllari, dëshmi se talenti nuk njeh kufij

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në qendrën e Microsoft në Dublin (Irlandë).

Studentët e drejtësisë takim me Avokatin e Popullit

Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, zhvilluan një takim me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani.

AIIS organizon Forumin e përvitshëm të Politikës së Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ishte folësi kryesor i këtij viti, në një shkëmbim mbi politikën e jashtme të Shqipërisë sot dhe prioritetet që po formësojnë drejtimin e saj në të ardhmen.