
Category: Ditari
Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, si një akt ligjor të bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.
Në Durrës është mbajtur “Nata e Falënderimeve”, koncerti festiv 2025 që mblodhi qindra qytetarë në një atmosferë mes humorit, muzikës dhe festës.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi sot se ka dhënë mbi 260 mijë certifikata pronësie gjatë vitit 2025.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vizituan kantierin e ndërtimit të qendrës rajonale të Urgjencës Mjekësore në Vlorë, ku u ndalën te masat e marra për gatishmërinë e ekipeve mjekësore gjatë festave të fundvitit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se edhe në tremujorin e tretë të vitit, ekonomia shqiptare u rrit me 3,75%, një ritëm rritjeje mbi parashikimin dhe dukshëm më i lartë sesa mesatarja e vendeve të rajonit.
190 maturantë ekselentë nga e gjithë Shqipëria u vlerësuan me Medalje të Artë, në një ceremoni të përvitshme që zhvillohet në selinë e Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot raportin e Bankës Botërore për nivelin e transformimit digjital të sektorit publik, i cili e rendit Shqipërinë 54 vende më lart.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, nga ku vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionet e Aleancës.
Akademia do të trajnojë punonjësit e të 61 bashkive të vendit, me fokus të veçantë përgatitjen e tyre për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e standardeve të reja që do të shoqërojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës.









