
Category: D#
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura në praninë edhe të të Ngarkuarës me Punë të SHBA-ve në vendin tonë Nancy VanHorn.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2 avionë, të cilët do jenë për përdorim civil dhe ushtarak.
Anija “Oriku” e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e stërvitjes “Defender 25”, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Bar, Mal i Zi me anijet e Forces Detare malazeze dhe amerikane.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, mori pjesë në.
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25” ka nisur zyrtarisht sot në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.
Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore, i cili përzgjodhi Shqipërinë për takimin e tij të parë në Europë. Në kuadër të këtij Forumi, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me producentin Richard Attias, një prej organizatorëve të eventit.
Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojat Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë
“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve.








