
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë ecjen përpara të vendit në negociatat me BE-në ndërsa Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Shqipëria dhe Serbia parafirmosën vitin e kaluar marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i hap rrugë krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. dhe subjekteve private, me qëllim prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme ushtarake dhe civile.
Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e Arkivit Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake. Ky arkiv do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes
Në qytetin e Elbasanit u zhvillua sot një tjetër sesion ndërgjegjësues mbi Higjienën Kibernetike, pjesë e nismave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për edukimin dhe fuqizimin e qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike në drejtim të sigurisë digjitale.
“Shtëpia e Ngjyrave” në Tiranë shërben si një hapësirë e sigurt dhe mikpritëse për fëmijët, gratë dhe familjet që kanë përjetuar dhunë, trafikim apo shfrytëzim.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë sot në samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë”, i cili zhvillohet në Odesa.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me fokus tek inspektimet tematike.
Delegacioni i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një takim të rëndësishëm në Muzeun Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë, MAXXI, një nga institucionet më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë.