
Category: Aktualitet
Qendra, e realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe The Nando & Elsa Peretti Foundation, ofron strehim emergjent dhe shërbime mbështetëse për viktimat e dhunës.
Në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në diskutimin mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal, të organizuar në kuadër të Kryesive të Rumanisë të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore arritën në 134,1 miliardë lekë në periudhën janar-gusht 2026, duke shënuar një rritje prej 15,9 miliardë lekësh, ose 13,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Projekti SEED është i bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA South Adriatic, me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si partner lider.
Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari deri në gusht në territorin shqiptar janë regjistruar 9 443 700 hyrje të shtetasve të huaj, nga 8 969 002 në tetëmujorin e vitit 2025. Rritja vjetore është 5,3%, ose rreth 475 mijë hyrje më shumë.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se në tetor, Tirana do të jetë mikpritëse e mbledhjes së Bordit të PISA-s, një prej takimeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe vlerësimin e cilësisë së tij.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka kërkuar një vlerësim të thelluar të funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të nevojave të sistemit të drejtësisë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave, në Nju Jork, ku foli për lidhjen mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së brezave të ardhshëm.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vijon takimet dypalëshe dhe angazhimet shumëpalëshe në Nju-Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.









