
Category: Aktualitet
Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari u takua sot me përfaqësues të Qendrës Kombëtare dhe Rajonale të Krizës pranë MBZHR, përfaqësues të Misionit Teknik (EUVET) të Komisionit Evropian dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.
Studioja e ngritur në AQSHF po transformon mënyrën si ruhen, restaurohen dhe përcillen veprat e trashëgimisë sonë filmike. Objektivi i AQSHF-së është digjitalizimi i të gjithë fondit prej 4,330 veprash filmike shqiptare.
Kalaja e Gjirokastrës, e shtrirë në një hapësirë prej 335 metra në kodër të qytetit, vijon të mbetet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 janar 2024.
Klodion Shehu, drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në një intervistë për mediet, deklaroi se “aktualisht ekonomia është në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe të kreditimit”.
Sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e inovacionit, prezantohen në edicionin e radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për startup-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara, që mbahet nga data 11 deri më 14 qershor, në Paris, Francë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Në konferencën e nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi rëndësinë e reformave dhe bashkëpunimit për përgatitjen e rajonit drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në konferencën e dytë të nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, me temë “Partneriteti doganor për një Europë të lidhur – Thellimi i bashkëpunimit doganor CEFTA-BE për lidhje të pandërprera”
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Olta Manjani mbajti fjalën e saj sot në seancën plenare të Konferencës të 113-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës.









