AKSK – INSTAT, marrëveshje për forcimin e mbrojtjes së të dhënave nga sulmet kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e mbrojtjes së të dhënave nga sulmet kibernetike dhe rritjen e sigurisë së sistemeve të informacionit.

Drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi se Autoriteti është i angazhuar të mbështesë jo vetëm INSTAT, por edhe të gjitha institucionet shtetërore në përballjen me sulmet kibernetike dhe ato hibride, që synojnë destabilizimin e vendit.

Tafa nënvizoi gjithashtu gatishmërinë e AKSK për të ofruar trajnime praktike për stafin e INSTAT, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për çdo skenar kibernetik.

Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli, falënderoi AKSK për mbështetjen e dhënë në momentet kritike pas sulmit kibernetik të vitit 2024.

“Siguria digjitale është një kusht thelbësor për besueshmërinë e statistikave zyrtare dhe një standard i domosdoshëm për procesin e integrimit evropian të vendit”, tha Dhuli.

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia