
Category: Aktualitet
Tensionet në rritje në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të nxitura nga konflikti me Iranin dhe luhatjet e çmimeve të naftës, kanë shtuar vëmendjen e institucioneve shqiptare ndaj funksionimit të tregut vendas të hidrokarbureve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve gjeopolitike dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se qeveria shqiptare po ndërmerr masa për të stabilizuar tregun e brendshëm të karburanteve.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura në Tiranë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se shërbimi publik mbetet detyra dhe përgjegjësia kryesore e çdo funksionari shtetëror, përfshirë edhe anëtarët e shërbimit diplomatik.
Banka e Shqipërisë do të marrë pjesë në fazën e tretë të Programi për Forcimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose, zhvilluan një vizitë në Institutin e të Miturve Kavajë, ku u organizua një aktivitet festiv nga vetë të miturit e institucionit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi nisjen e punës për zgjidhjen e disa prej problematikave dhe përgatitjet e sezonit turistik në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekipet e Bashkisë dhe të Ministrisë.
Elbasani edhe këtë vit është kthyer në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Verës, mes ballakumeve tradicionale, atmosferës festive dhe koncerteve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70) që zhvilloi punimet në Nju-Jork, progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.









