Mbi 41 milionë transaksione të kryera në e-Albania gjatë shtatorit

Platforma qeveritare e-Albania vijon të jetë një mjet kyç në dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe në lehtësimin e aksesit të qytetarëve dhe bizneseve ndaj institucioneve shtetërore.

Hoxha: 165 programe studimi në Universitetin e Tiranës, 8 diploma të dyfishta me universitetet ndërkombëtare

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik 2025-2026, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha u shpreh se ky fillim shënon jo vetëm një kapitull të ri për mijëra të rinj që i bashkohen komunitetit universitar, por edhe vijimin e një rrugëtimi të përbashkët për dijen, shkencën dhe shoqërinë.

Rama: Pesë mijë studentë, akomodim me kushte të denja në Qytetin “Studenti”

Studentët që nuk jetojnë në Tiranë gjejnë këtë vit në “Qytetin Studenti” kushte dinjitoze falë ristrukturimit të godinave dhe pajisjes së tyre me mjetet e nevojshme.

Samiti i Brdo-Brijunit në Shqipëri, Spiropali: Plani i Rritjes përshpejton afrimin ekonomik e social me BE

Presidenti Bajram Begaj dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali pritën mbrëmjen e sotme krerët e shteteve pjesëmarrës në Procesin e Brdo-Brijunit, të cilët mbërritën në Tiranë në kuadër të Samitit dyditor që do të nisë nesër në Golem.

Gonxhja takim me operatorë turistikë gjermanë: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me CEO dhe përfaqësues të disa prej agjencive dhe operatorëve më të rëndësishëm turistikë gjermanë, përfshirë DERTOUR, ADAC Reisebüro dhe Schauinsland-Reisen GmbH.

Rama: Nga anketimet, Manastirliu kandidatura më e mbështetur nga qytetarët për Tiranën

Kryeministri Edi Rama, në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, deklaroi se kandidatura e Ogerta Manastirliut për kryetare të bashkisë së Tiranës ka rezultuar si më e mbështetura në të gjitha sondazhet dhe anketimet e zhvilluara.

Rama: OSHEE, 309 mundësi punësimi për të rinjtë

Viti 2024 ka shënuar një rritje të ndjeshme të punësimit në radhët e të rinjve deri në moshën 29 vjeç, falë ndërhyrjes së Zyrave të Punës dhe programeve të specializuara të trajnimit dhe ndërmjetësimit.

Dita Botërore e Mësuesit, Kumbaro: Mbajnë peshën e rëndë të përgjegjësisë së edukimit të brezave

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro sot në Ditën Botërore të Mësuesit vlerësoi se puna e tyre nuk është thjesht profesion, por mision i zemrës.

Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian, samiti i Brdo-Brijunit nesër në Golem

Presidenti Bajram Begaj, do të mikpresë sot dhe nesër në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t.

Lirohet pika e bllokimit të mjeteve të konfiskuara në Vlorë, Koçiu: Plane zhvillimi nga pushteti vendor

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Kryeinspektoren e AAPSK-së Risena Xhaja, nënkryetarin e bashkisë Vlorë dhe drejtorin vendor të Policisë inspektoi hapësirën e zënë nga makinat në Vlorë e cila do të lirohet në funksion të shërbimeve komunitare.