
Category: Aktualitet
Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure u përmbyll akti i dymbëdhjetë nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën të vitit 2024, si veprim i fundit ligjor për Kapitullin 25 të negociatave me Bashkimin Europian.
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo platformë nga 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të inspektimit, duke digjitalizuar këtë proces përmes ndryshimeve në ligjin “Pë inspektimin”.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka zhvilluan një takim me ministrin Federal të Gjermanisë për Mjedisin, Carsten Schneider.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian.
Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Durrësi është dëshmia më e madhe e të shkuarës së lavdishme, por edhe i një të ardhmeje që mëson nga e kaluara.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e një reforme të thelluar për menaxhimin e territorit dhe mënyrën se si ky proces do të ndikojë në jetën e qytetarëve për 30-40 vitet e ardhshme.
Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.
Në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili vlerësoi rëndësinë e panairit si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin bujqësor.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi partneritetin me SHBA-në në drejtim të konsolidimit të sigurisë energjetike, ndërsa theksoi se po investohet për të diversifikuar portofolin energjetik.









