Miratohen aktet nënligjore te ligji i shkencës, drejt mbylljes Kapitulli 25 i integrimit në BE

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure u përmbyll akti i dymbëdhjetë nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën të vitit 2024, si veprim i fundit ligjor për Kapitullin 25 të negociatave me Bashkimin Europian.


Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure u përmbyll akti i dymbëdhjetë nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën të vitit 2024, si veprim i fundit ligjor për Kapitullin 25 të negociatave me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “Këshilli i Ministrave miratoi sot aktin e 12-të nënligjor në zbatim të ligjit “Për shkencën në Republikën e Shqipërisë të vitit 2024”, që është një paketë shumë e rëndësishme për organizimin e institucioneve dhe kërkimit shkencor në përputhje me direktivat dhe rregulloren e Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian. Me mbylljen e këtij akti ne bëjmë edhe veprimin e fundit ligjor në detyrimin që kemi për Kapitullin 25, që është kapitulli për kërkimin shkencor”.

“Ky është një kapitull për të cilin po punohet prej disa vitesh, por me shpresë dhe besim dhe me kalendar do të jetë një ndër ky kapitujt e parë që do të mbyllë negociatat brenda këtij viti”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “për hartimin e të gjithë këtyre akteve nënligjore ne kemi qenë në bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me të gjitha institucionet shqiptare, por edhe me Komisionin Europian me qëllim që përputhja të jetë e plotë lidhur me aderimin e Shqipërisë në zonën e lirë europiane të kërkimit shkencor dhe për të anëtarësuar institucionet tona, të cilat tashmë e kanë të hapur rrugën në konsorciumin europian të infrastrukturës së kërkimit shkencor”.

Gjithashtu, vijoi Kumbaro, këto akte nënligjore hapin perspektiva të reja për t’u dhënë mundësi e lehtësi kërkuesve shkencorë qoftë në universitete apo institucione te tjera publike apo privat të cilat duan të zhvillojnë njësi të kërkimit shkencor në sektorë të ndryshëm për të qenë të barabartë dhe për të pasur të drejta të njëjta me vendet e tjera të BE-së.

“Një tjetër kriter ka qenë plotësimi i kërkesës për të rritur investimin për kërkimin shkencor krahasuar me 2022 kemi trefishuar nivelin e buxhetimit të kërkimit shkencor, buxhetim i cili nuk varet vetëm me buxhetin e Ministrisë së Arsimit, pasi janë një sërë institucionesh të tjera që investojnë në kërkimin shkencor, që nga siguria, shëndetësia, bujqësia, deri infrastruktura etj.”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi se “kemi ecur me ritmet të mira, kemi marrë vlerësime pozitive nga Komisioni Europian dhe të dy kapitujt që kanë të bëjnë me arsimin, kapitujt 25 dhe 26, besoj do të jenë edhe kapitujt e parë që do të mbyllen në vazhdën e një pune disavjeçare të bërë nga negociatorët tanë, jo vetëm nga ekipi i Ministrisë së Arsimit, por i të gjithë universiteteve, INSTAT dhe gjithë institucionet e varësisë”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset

Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset

Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit…