
Category: Aktualitet
Në këtë edicion të 27-të të këtij aktiviteti, Shqipëria prezanton projektin e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit.
Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në promovimin e ndërsjellë të turizmit ishte në fokus të takimit mes drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese rreth orës 09:35 minuta. Seanca nisi në orën 10:00′.
Kuvendi rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte sot në takimin me Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit danez në Kopenhagë.
Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi sot se Kuvendi ka detyrimin t’i japë Shqipërisë një Avokat Populli dinjitoz, mbi palët.
Në qytetin e Beratit u bë dëgjesa publike mbi draftin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të hartuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Firences dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh sot se harta e re gjyqësore dhe ulja e numrit të gjykatave nuk e ka përmirësuar perceptimin e qytetarëve për drejtësinë.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend, raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2024, vit që sipas saj, është karakterizuar nga një kontekst global sfidues për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.









