Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit 2026. Marrëveshja e nënshkruar pranverën e kaluar mes dy qeverive ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.

“Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano

Xhoana dhe Sokol Nano: Fatosi ndërtoi ura dhe jo mure, besoi te Shqipëria evropiane

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili u nda nga jeta të premten, më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Rama: Fatos Nano, lider i pakonkurueshëm i PS-së

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se burgosja e padrejtë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano e ktheu atë në një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurueshme në Partinë Socialiste.

Homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur sot homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

Rama: Lamtumirë Fatos Nano

Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Hoxha: Rehabilitim i llixhave të Bënjës, vijojnë të hapen agroturizme të reja

Përmeti ose “qyteti i trëndafilave” ofron një sërë alternativash të turizmit rural, ujor, gastronomik, duke ftuar turistët vendas dhe të huajt gjithnjë e më shumë për ta vizituar.

Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh Egjiptian, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë përfaqësuar Shqipërinë në “FIRST Global Challenge”, të njohur ndryshe si Lojërat Olimpike të Robotikës, që këtë vit u zhvilluan në Panama City, nga 29 tetori deri më 1 nëntor, me pjesëmarrjen e mbi 190 vendeve nga e gjithë bota.