Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete

Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.

Tre jahte turistike janë ankoruar në portin e Durrësit

Edhe këtë vit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.

Muzeut Historik të Shkodrës i dhurohen 5 harta me vlerë historike

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili falenderoi publikisht Gjergj Marenën, një qytetar i pasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore, i cili e bëri këtë dhurim për muzeun e qytetit.

34% më shumë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës, gjatë korrikut

48,273 vizitorë u regjistruan gjatë korrikut ose 34% vizitorë më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Me poetin dhe shkrimtarin Marash Mirashi , në promovimin e romanit të tij të mrekullueshëm “Brirët”, një rrëfim alegorik për “Republikën e Babzilandit”, një tregim surrealist me nota të theksuara sarkastike të një republike imagjinare, por lehtësisht të referueshme. Ky është romani i parë i gazetarit Mirashi, pas katër vëllimeve poetike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik në Ksamil, një nga perlat e bregdetit shqiptar.

“Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.

Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mirëpriti sot një delegacion nga Izraeli, në kuadër të një workshop-i të dedikuar për forcimin e bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale.

Sejko: Ekonomia po rritet me ritme të qëndrueshme, turizmi dhe investimet, motorë të zhvillimit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, mbështetur nga turizmi, investimet dhe eksportet.

Guvernatori Sejko: Inflacioni në objektivin 3% deri në mesin e 2026-s

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë dhe të pritshme gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 2,3%, nga 2,1% në tremujorin e parë.

Skema Kombëtare e Investimeve, Kote takim me fermerë në Gjirokastër

Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.