
Category: Aktualitet
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot popullin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të cilat i vlerësoi si të zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për mediet, theksoi se projekti pritet të nisë zbatimin e tij gjatë vitit të ardhshëm dhe vlerësohet si një ndër investimet më të rëndësishme në mbështetje të bujqësisë në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti për fitoren domethënëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Rreth 300 mijë objekte informale janë trajtuar në total ndër vite në të gjithë vendin, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë përpunuar 28 mijë raste, në kuadër të procesit të legalizimeve që vijon pa ndërprerje për përmbylljen e çdo procedure.
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar pas vdekjes gazetarin dhe kryeredaktorin Aristir Lumezi me titullin “Qytetar Nderi”.
Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 dhe 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.
Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka bërë publik sot bilancin inspektimeve të kryera gjatë vitit 2025 në institucionet publike dhe private në vend.
Festat e fundvitit e gjejnë Korçën plot jetë, me aktivitete kulturore që sjellin gëzim, muzikë dhe atmosferë festive në çdo cep të qytetit.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.









