
Category: Aktualitet
Tepelena është veshur me ngjyrat festive këtë dhjetor, me qytetin të zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, që sjellin gëzim për banorët dhe turistët.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me ekipin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vizitoi një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili sot funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte është rritur me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar vijimësinë e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot kantierin e shkollës “Urani Rumbo”, një prej institucioneve arsimore në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.
Grand Gala 2025 është një nga aktivitetet e shumta kulturore të organizuara nga bashkia Elbasan gjatë këtij fundviti
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh sot se Forcat e Armatosura që kërkon NATO dhe që meriton Shqipëria ndërtohen mbi njerëz të përgatitur dhe struktura funksionale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, duke i cilësuar si një sukses të vërtetë të demokracisë dhe një shembull frymëzues për shqiptarët.
Presidenti Bajram Begaj i uroi sot suksese efektivëve të rinj të Forcave të Armatosura në këtë rrugëtim fisnik, siç e quajti ai, për të qenë ushtarakë të denjë të vendit.
Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. kanë nënshkruar zyrtarisht kontratën e investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, paraqiti sot në konferencën e fundvitit me gazetarët, bilancin e vitit 2025, duke vënë theksin te rezultatet konkrete dhe sfidat reale.









