Rama: Dhuna rrezikon të kthehet në një mjet kundër mësuesve, pedagogëve dhe institucioneve

Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për ngjarjet e fundit dhe nevojën e një plani të përbashkët veprimi me shoqërinë civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare, e cilësoi shqetësuese qasjen e një pjese të shoqërisë ndaj dhunës.


Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për ngjarjet e fundit dhe nevojën e një plani të përbashkët veprimi me shoqërinë civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare, e cilësoi shqetësuese qasjen e një pjese të shoqërisë ndaj dhunës.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e kësaj tryeze si një hapësirë ku ndërthuren këndvështrime të ndryshme për të ndërtuar një qasje të përbashkët, në përgjigje të sfidave të momentit.

“Në këtë moment kaq delikat, ky këshill merr një rëndësi të veçantë, si një tryezë ku këndvështrime të ndryshme na ndihmojnë të gjithëve të ndërtojmë një qasje që duhet t’i përshtatet mësimeve të këtij momenti”, u shpreh Kryeministri.

Ai falënderoi përfaqësuesit e institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe organizmave ndërkombëtarë për pjesëmarrjen dhe angazhimin në çështjet që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve.

“Ju falënderoj që jeni këtu, të pranishëm si vlerë e shtuar e kësaj tryeze. Falënderoj të gjithë ata që vijnë nga institucionet e pavarura apo nga organizatat e shoqërisë civile, si dhe organizmat ndërkombëtarë që merren me çështjet e fëmijëve”, tha Rama.

Kryeministri u ndal tek ajo që e cilësoi një panoramë shumë shqetësuese të qasjes së një pjese të shoqërisë ndaj dhunës, duke theksuar se ajo përbën një tabu për demokracitë dhe bashkëjetesën demokratike.

“Unë besoj se ndajmë të njëjtin opinion dhe jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese, shumë shqetësuese, të qasjes së një pjese të shoqërisë”, deklaroi ai.

“Ndajmë një tabu që është e tillë për të gjitha demokracitë, një tabu për të gjitha kushtetutat dhe rrugët e bashkëjetesës në demokraci, siç është dhuna”, vijoi Rama.

Sipas tij, gjatë zhvillimeve të fundit është vënë re një relativizim dhe justifikim i dhunës, deri në atë pikë sa ajo është himnizuar.

“Kemi parë se si dhuna është relativizuar, si është justifikuar dhe si është himnizuar”, u shpreh Kryeministri.

Ai kritikoi gjithashtu atë që e përshkroi si një qasje keqinformuese dhe keqedukuese në trajtimin e këtyre ngjarjeve, e cila, sipas tij, ka çuar në stigmatizimin e Policisë së Shtetit.

“Kemi parë gjithashtu se si dhuna ka marrë një drejtim keqinformues dhe keqedukues, duke u kthyer në një stigmë për Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Duke vijuar argumentin e tij, kryeministri u shpreh se një pjesë e personave që kanë përcjellë mesazhe për shkollat, mësimin, lirinë dhe të drejtën për të pasur qëndrime të ndryshme, për të kundërshtuar dhe protestuar, kanë fituar, sipas tij, një status qytetar dhe një lloj imuniteti mediatik.

“Ndërkohë, të gjithë ata që kanë dhënë udhëzime për shkollat, mësimin, lirinë dhe të drejtën e gjithsecilit për të pasur një qëndrim ndryshe, për të kundërshtuar, për të protestuar dhe për të mbrojtur pronën private, kanë marrë një status qytetar dhe një imunitet mediatik, si përfaqësues apo përçues të një përpjekjeje të admirueshme për të përmbysur një sistem”, u shpreh ai.

Rama theksoi se ekspozimi dhe kritika ndaj këtyre fenomeneve nuk mjaftojnë, nëse nuk shoqërohen me një qasje që parandalon përhapjen dhe normalizimin e dhunës në shoqëri.

“E gjithë kjo, natyrisht, është e lehtë të ekspozohet dhe të kritikohet. Por, nëse mbetemi vetëm te ekspozimi dhe kritika, do ta kemi përpara, në forma dhe momente nga më të ndryshmet, dhunën si një mjet të ri të adoptuar nga shoqëria, që pastaj mund të përdoret individualisht nga secili, nga çdo i ri apo e re që e ka keqkuptuar”, deklaroi Kryeministri.

Ai paralajmëroi se dhuna mund të shndërrohet në një mënyrë reagimi ndaj kujtdo që perceptohet si pengesë, duke përmendur mësuesit, pedagogët, universitetet dhe sipërmarrjet.

“Dhuna mund të kthehet në një mjet që mund të përdoret kundër mësuesit, dhuna mund të përdoret kundër pedagogut, universitetit, pronarit të ndërmarrjes dhe gjithçkaje që dikush apo disa e konsiderojnë si pengesë. Ky është fenomeni që na është shfaqur”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…