
Category: Aktualitet
Drejtorja ekzekutive e Durana Tech Park, Florenca Haxhi, deklaroi sot se ky park synon të pozicionojë Shqipërinë si një qendër rajonale të inovacionit dhe teknologjisë.
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg (Francë)
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, priti në mjediset e Kuvendit Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe një zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano.
Një delegacion i Grupit të Bashkuar të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it (Joint Logistic Support Group – JLSG) zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit, ku u prit në një takim nga drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.
Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrit, Spanjë, ka tërhequr interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës, duke reflektuar rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si destinacion turistik.
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, sot u zhvilluan në Vlorë, homazhe në varrin e tij monumental.
Ambasada Gjermane në Tiranë do të vijojë mbështetjen financiare për bizneset e vogla në Shqipëri si mbështetje në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) vijon punën intensive për përmbylljen e negociatave të integrimit në Bashkimin Evropian për katër nga kapitujt më të rëndësishëm, me fokus të veçantë te Kapitulli 15 – Energjia.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë pune në dy kompani shqiptare, të cilat kanë përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, kompaninë “Everest” dhe “Albelettrica”.









