Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë: Do ta mbështes Shqipërinë në çdo hap drejt integrimit europian

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht misionin në Tiranë me një mesazh, duke vënë theksin te mbështetja e procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

Në një videomesazh të publikuar nga Tirana, Moreira de Sousa shprehet se është një nder të shërbejë në Shqipëri në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Së bashku me ekipin tim në Delegacionin e Bashkimit Evropian jam këtu për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, shprehet ambasadorja.

Ajo thekson se gjatë mandatit të saj do të punojë në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së, si dhe me partnerët dhe aktorët e tjerë, në funksion të objektivit të përbashkët të integrimit evropian të Shqipërisë.

“Gjatë katër viteve të ardhshme të misionit tim në këtë vend të bukur dhe mikpritës, mund të mbështeteni në angazhimin tim absolut për të ndërtuar së bashku të ardhmen evropiane të shqiptarëve”, deklaron Moreira de Sousa.

Ambasadorja e re e BE-së vlerëson njëherësh edhe mikpritjen shqiptare, duke shprehur dëshirën për të udhëtuar në të gjithë vendin dhe për ta njohur nga afër Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

“Kam dëgjuar shumë për mikpritjen e popullit shqiptar, mezi pres të udhëtoj në mbarë vendin për ta përjetuar vetë”, vijoi ajo.

“Mirupafshim!”, është përshëndetja në shqip e ambasadores së BE në Tiranë, duke nënvizuar angazhimin e saj për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e mëtejshme të rrugës evropiane të Shqipërisë drejt të ardhmes evropiane.

Marrë nga ATSH

Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë: Do ta mbështes Shqipërinë në çdo hap drejt integrimit europian

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht misionin në Tiranë me një…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia