
Category: 24/7
Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror.
Sipërmarrja më e madhe gjermane, SchwarzGroup ka shprehur interesin për të investuar në disa fusha në Shqipëri.
Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi si moment historik organizimin e Side Event në Gjenevë, në Asamblenë e Përgjithshme të WIPO, ku u promovua me krenari trashëgimia jonë kulturore dhe produktet me tregues gjeografik.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka zhvilluar një takim teknik me përfaqësues të ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP), me qëllim identifikimin dhe adresimin e problematikave që lidhen me funksionimin e tregut të komunikimeve elektronike, si dhe ndërveprimin e operatorëve me infrastrukturën publike.
Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Në njësinë 6 në kryeqytet u shpërndanë, dje dhe sot, 147 apartamente të reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe të shpronësuarve nga projektet e zhvillimit urban.
Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.
Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e angazhuar për të vijuar aksionin për formalizimin e të gjithë zinxhirit të furnizimit të produkteve ushqimore, bujqësore dhe blegtorale.
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbushi 20 vjet nga shpallja pasuri botërore e UNESCO-s, teksa mbetet një ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj.









