AKEP: Masa për formalizimin e tregut, nga çmimet tek infrastruktura

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka zhvilluar një takim teknik me përfaqësues të ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP), me qëllim identifikimin dhe adresimin e problematikave që lidhen me funksionimin e tregut të komunikimeve elektronike, si dhe ndërveprimin e operatorëve me infrastrukturën publike.


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka zhvilluar një takim teknik me përfaqësues të ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP), me qëllim identifikimin dhe adresimin e problematikave që lidhen me funksionimin e tregut të komunikimeve elektronike, si dhe ndërveprimin e operatorëve me infrastrukturën publike.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe përfshiu përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Bashkia Tiranë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).

Në fjalën e tij, Kryetari i AKEP, Gentian Sala, theksoi angazhimin e institucionit për të reflektuar shqetësimet e ngritura nga aktorët e tregut në proceset e hartimit të akteve rregullatore dhe në lehtësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjidhjen e çështjeve infrastrukturore.

Sala u ndal te disa problematika për të cilat AKEP do të ndërmarrë disa masa deri në formalizimin e plotë të tregut.

“Do të fokusohemi te operatorët e paligjshëm, të paautorizuar, për të lehtësuar punën tuaj në radhët e para, por edhe për të ofruar një shërbim cilësor për qytetarët që është finalja e interesit tonë të përbashkët,” tha Sala.

Ai theksoi se “me çështjen e paligjshmërisë, me ata do fillojmë të parët, ata jashtë sistemit”.

Gjithashtu, Sala tha se “do vijohet edhe me ata operatorë që nuk paguajnë dhe deri tek kabullat dhe shtrimet jashtë standardeve që të kemi treg afër parametrave europianë”.

Në vijim të diskutimeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli falënderoi AKEP për organizimin e këtij takimi, duke vlerësuar rëndësinë e platformave të tilla për nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe faktin se adresimi i problematikave që hasen në treg ndihmon institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme.

Malolli u shpreh se është e domosdoshme që AKEP të shtojë vëmendjen në mbikëqyrjen dhe monitorimin e përmbushjes së kushteve të autorizimit të përgjithshëm nga operatorët.

Gjatë takimit u evidentuan disa nga sfidat kryesore që hasin operatorët në terren, përfshirë aksesin në infrastrukturën publike, procedurat ndërinstitucionale dhe nevojën për koordinim më të ngushtë mes palëve të përfshira.

Palët ndanë nevojën për ndërhyrje konkrete në raste paligjshmërie dhe harmonizim të kuadrit rregullator dhe teknik, duke e konsideruar takimin si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të situatës aktuale.

AKEP vlerëson pjesëmarrjen aktive dhe konstruktive të institucioneve dhe subjekteve të përfshira dhe mbetet i angazhuar në ndërtimin e një dialogu të vazhdueshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të komunikimeve elektronike në vend.

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.