Celibashi në Kazakistan, vëzhgues në referendumin për ndryshimet kushtetuese

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mori pjesë si vëzhgues ndërkombëtar në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Kazakistan, me ftesë të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të atij vendi.

Peleshi takon homologun në Zagreb: Forcim i bashkëpunimit me Kroacinë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndodhet në Kroaci, ku do të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të Iniciativës së Tre Deteve.

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë, një moment të veçantë për Kishën dhe gjithë vendin.

Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së popullit

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë.

Miratohet projektligji, synohet harmonizimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë Shqipëri – Turqi

Enkelejd Musabelliu, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit tha se, ky projektligji synon harmonizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Shqipëri – Turqi me rregullat e rishikuara të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare (PEM) për origjinën preferenciale të mallrave, që hyri në fuqi më 1 janar 2025.

Përgatitjet për “Euro 2027”, FSHF inspekton infrastrukturën sportive në Shkodër

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë Shkodër, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku u prit në takim nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin tonë.

Forcim i bashkëpunimit Shqipëri-Itali për luftën kundër evazionit dhe krimit financiar

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një takim në Romë, me Gjeneralin e Trupës, Bruno Buratti, Gjeneral Brigade, Vito Giordano, dhe drejtues të tjerë të Guardia di Finanza.

Shqipëri–Itali, bashkëpunim për reformimin e kuadrit ligjor në farmaceutikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), u ndal në hapat që po ndërmerren për përmirësimin e aksesit të qytetarëve në barna të sigurta, cilësore dhe efektive, në përputhje me standardet evropiane.

Malaj në Bruksel, në takimin e iniciativës FUTURE500 për zhvillimin ekonomik të Europës

Aktiviteti u zhvillua me ftesë të themeluesit të FUTURE500, Stjepan Orešković, si dhe nën kujdesin e Komisioneres Europiane për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos.