IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret, nga 55 kantiere ndërtimi, vetëm 2 zbatojnë ligjin

Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor.

Rama: Spitali i Lezhës kryen me sukses një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale

Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ka shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, aktivitet i drejtuar nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Sitet dhe muzetë arkeologjike të Shkodrës, interes për t’u vizituar nga çdo moshë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga grupe fëmijësh dhe të rinj në muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, që duket se kanë zgjuar interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë.

Hoxha: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në një takim Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis.

Bashkëpunimi ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut, miratohen aktivitetet e reja të 2026-ës

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës zhvilloi sot në Korçë takimin e 4-t të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit për Programin IPA CBC 2021–2027 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot shefja e zgjerimit të bllokut, Marta Kos duke u bërë thirrje kryeqyteteve të paraqesin planet e tyre pasi hodhën poshtë propozimet e Komisionit për të përmirësuar procesin, sipas politico.eu.

Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot në një intervistë për “Politico” se, Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer për anëtarësimin.

TAP dhe AGS CO rinovojnë marrëveshjen për mirëmbajtjen e rrjetit të gazit në vend

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri të ditur sot se shërbimi do të vijojë të realizohet nga kompania AGS CO, një konsorcium i krijuar ndërmjet shoqërisë shtetërore Albgaz dhe kompanisë italiane Snam.