
Category: 24/7
Shqipëria luan nesër ndeshjen e fazës “play-off” të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.
E ngarkuara me punë pranë ambasadës amerikane Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan fushën e gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Forumin Kombëtar për Demokracinë Vendore, i mbështetur nga Zvicra dhe Suedia.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot licensimin e aktivitetit të “Jet Bank”, banka e parë digjitale në Shqipëri.
Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Ardita Kuçi zhvilloi takim pune me delegacionin nga Agjencia e Pagesave të Kroacisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorin e bujqësisë.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke reflektuar qasje të kujdesshme në kushtet e një ekonomie që vijon të rritet, por edhe të një ambienti të jashtëm të pasigurt.
Në kuadër të reformës së inspektimeve dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (IShPShSh), Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (IShMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA).
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mori pjesë në “GovTech Forum Milano 2026”, një nga eventet më të rëndësishme në nivel europian mbi inovacionin në administratën publike dhe transformimin digjital të shërbimeve.
Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës së saj të takimeve të nivelit të lartë në Paris.









