Salla: “Dyfisho Sipërmarrjen” mbështet agropërpunimin dhe zgjerimin e eksporteve

Investimet në agropërpunim, rritja e bashkëpunimit me fermerët dhe zgjerimi i eksporteve të produkteve shqiptare po mbështeten përmes politikave të qeverisë dhe programeve të financimit për biznesin.


Investimet në agropërpunim, rritja e bashkëpunimit me fermerët dhe zgjerimi i eksporteve të produkteve shqiptare po mbështeten përmes politikave të qeverisë dhe programeve të financimit për biznesin.

Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në kompaninë “Fenix” në Elbasan, një sipërmarrje e ngritur mbi vizionin për t’i dhënë më shumë vlerë produkteve shqiptare, e cila sot është e specializuar në përpunimin e ullirit, vajit të ullirit dhe produkteve të peshkut.

Salla vlerësoi zhvillimin e kompanisë, duke theksuar se investimet e realizuara në teknologji moderne dhe mbështetja nga politikat publike kanë krijuar mundësi për rritjen e prodhimit, punësimit dhe eksporteve.

“Me investime në teknologji moderne, mbështetje nga Skema Kombëtare dhe së fundmi me markën e saj ‘Toka’, kompania ka zgjeruar aktivitetin, ka krijuar më shumë vende pune dhe ka forcuar bashkëpunimin me mbi 100 fermerë të zonës, ndërsa produktet e saj eksportohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe tregjet europiane”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se rasti i kompanisë “Fenix” dëshmon se investimet në përpunimin e produkteve bujqësore dhe agroindustrinë krijojnë më shumë vlerë të shtuar për prodhimin vendas, rrisin të ardhurat e fermerëve dhe forcojnë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Salla bëri të ditur se qeveria do të vijojë të mbështesë sipërmarrjet që investojnë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

“Përmes nismës ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, po mbështesim sipërmarrjet që investojnë, rrisin kapacitetet përpunuese, krijojnë vende të reja pune dhe zgjerojnë praninë e produkteve ‘Made in Albania’ në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i prezantuar nga qeveria, synon të lehtësojë aksesin në financim për ndërmarrjet përmes kredive me kushte lehtësuese dhe garancisë sovrane, duke nxitur investimet në sektorët prodhues, përpunues dhe eksportues. Programi mbështet sipërmarrjet që zgjerojnë aktivitetin, rrisin kapacitetet prodhuese, krijojnë vende të reja pune dhe kontribuojnë në rritjen e eksporteve të produkteve shqiptare.

Në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, kjo nismë pritet të ndikojë në modernizimin e teknologjisë, shtimin e vlerës së produkteve bujqësore dhe forcimin e lidhjeve mes industrisë përpunuese dhe fermerëve, duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, përfituesit mund të marrin kredi deri në 200 milionë lekë, me një normë interesi nga 2% në 3%, ndërsa shteti mbulon deri në 70% të riskut të kredisë përmes garancisë sovrane.

Financimi mund të përdoret për investime në makineri e pajisje, teknologji, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese e përpunuese, digjitalizim, certifikime dhe investime të tjera që rrisin konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve.

Programi ka një fond prej 250 milionë eurosh, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më 20 nëntor 2027 dhe kryhen pranë bankave të nivelit të dytë që janë bërë pjesë e kësaj nisme.

Marrë nga ATSH

Ministria e Shëndetësisë, platformë online për rekrutimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora

Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministria e Shëndetësisë, platformë online për rekrutimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora

Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e…