Kumbaro: Regjistrimi në klasat e para dhe të dhjeta të hapura deri më 31 korrik

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro iu bëri apel sot prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ofron sistemi, sipas vendbanimit të tyre.


Regjistrimet online në e-Albania për klasën e parë dhe të dhjetë mbyllen këtë të premte, më 31 korrik.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ofron sistemi, sipas vendbanimit të tyre.

“Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. Shkollat tona në të gjithë vendin po bëhen gati të mirëpresin nxënësit në vitin e ri shkollor, me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor”, theksoi Kumbaro.

Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik për regjistrimet në kasën e parë dhe regjistrimet në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar.

Për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme regjistrimet do të jenë të hapura deri më 11 shtator.

Kurse nxënësit që dëshirojnë të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale, kanë afat datën 30 shtator përmes portalit e_Albania.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…