
Category: 24/7
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.
Gjykata Kushtetuese përgënjeshtroi sot deklaratat publike lidhur me procedurën dhe rezultatin e votimit për pezullimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Posaçme, që lidhen me masën “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Tepelena është veshur me ngjyrat festive këtë dhjetor, me qytetin të zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, që sjellin gëzim për banorët dhe turistët.
Është mbyllur edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Tiranës.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku partia e tij doli e para nga ky proces.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.
Protestat e fermerëve në bllokadën e Bralos u përshkallëzuan sot, pas një vendimi unanim të mbledhjes së përgjithshme që u zhvillua mbrëmë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për këtë post.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me ekipin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vizitoi një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili sot funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.









