Miratohet vlera e qirasë së banesave për shtresat në nevojë në Elbasan, aplikimet deri më 3 nëntor

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Elbasanit u miratua sot pika për vlerën e qirasë mesatare të shtresave në nevojë për banesat në tregun e lirë dhe vlerës maksimale të subvencionit të qirasë për vitin 2026.

Manastirliu takim me gratë në Kashar: Fuqizim i rolit të gruas në komunitet

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë te kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.

Balla, takim në Senatin italian: Vlerësojmë mbështetjen e Italisë në rrugëtimin drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Senatin italian, ku u prit nga kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes, Stefania Gabriella Anastasia Craxi.

Begaj me ambasadoren e re të Vietnamit: Do mirëprisnim rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong.

Lamallari: Kongresi i së Drejtës në Shqipëri, më i rëndësishmi në rang botëror

Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania), më i madhi në rang botëror do të mbahet për herë të parë në Shqipëri në muajin prill të vitit 2027.

Kingji pret komandantin e KFOR: Vazhdimi i misionit të NATO-s në Kosovë, më i rëndësishëm se kurrë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Misionit të NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Rama pritet nga Starmer në kuadër të Samitit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku merr pjesë në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit.

Forcimi i sistemit të inspektimit të punës, Inspektorati i Punës bashkëpunim me Austrinë

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mirëpriti një delegacion të lartë nga Austria, në kuadër të një vizite treditore që synon shkëmbimin e eksperiencave dhe mbështetjen teknike për forcimin e sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri.

Kumbaro: Aplikimet për kreditë studentore përmes portalit “e-Albania” deri më 5 nëntor

Studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë publik mund të përfitojnë nga skema mbështetëse e kreditimit studentor duke aplikuar përmes platformës e-Albania.

“Lulu Fest”, festivali ndërkombëtar i bandave frymore në Korçë

150 artistë nga vende të ndryshme të rajonit, do të mblidhen në qytetin e Korçës, për edicionin e parë të “Lulu Fest”.