Gonxhja: Plazhet publike zgjerohen me 67%, frenohen abuzimet me çmimet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se numri i parcelave të stacioneve të plazheve publike është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin, sa i takon vijës bregdetare, lumore dhe liqenore.


Plazhet publike në Shqipëri janë zgjeruar ndjeshëm gjatë këtij sezoni turistik, duke ofruar më shumë hapësira, akses dhe mundësi për pushuesit vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se numri i parcelave të stacioneve të plazheve publike është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin, sa i takon vijës bregdetare, lumore dhe liqenore.

Sipas ministrit, zgjerimi i hapësirave publike synon t’u garantojë banorëve të zonave bregdetare dhe turistëve më shumë mundësi për të shijuar plazhet, me cilësi dhe çmime të përballueshme.

“Për herë të parë, plazhet e menaxhuara nga bashkitë ofrojnë edhe shërbime si çadra dhe shezlongë, me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë. Kjo masë synon gjithashtu të kontribuojë në frenimin e abuzimeve me çmimet gjatë sezonit turistik”, tha Gonxhja.

Ministri solli në vëmendje se Saranda, së bashku me disa bashki të tjera, është evidentuar si një prej modeleve të këtij menaxhimi, ndërsa theksoi se puna për përmirësimin e menaxhimit të hapësirave publike bregdetare do të vijojë.

“Atmosfera këtë vit në Sarandë është shprehja më e mirë e rezultatit të prekshëm sa i takon aksesit në plazhe dhe hapësirave publike. Këtu për herë të parë, është krijuar një tipologji e re e plazheve të menaxhuara nga bashkitë, ku ofrohen edhe çadra dhe shezlongë me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë”, tha Gonxhja.

Sipas tij, kjo mënyrë menaxhimi synon të rregullojë tregun dhe të frenojë abuzimet me çmimet, duke garantuar më shumë akses për qytetarët dhe turistët.

“Puna vijon edhe për pjesën e plazheve në zonat e mbrojtura apo zonat rurale dhe ne shkojmë drejt një formalizimi, pasi duam që ekonomia turistike të sjellë të ardhura që të shkojnë në të mira për publikun”, u shpreh ministri.

Gonxhja nënvizoi se angazhimi për zgjerimin e plazheve publike do të vijojë, me synimin për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të pasur akses në plazhe me çmime të përballueshme.

“Do ta çojmë përpara angazhimin për plazhe publike dhe të drejtën e qytetarëve për plazhe të përballueshme, me çmime të përballueshme në çdo aspekt”, deklaroi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vendet e grupimit BRICS kontribuues të rëndësishëm në ekonominë globale

Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vendet e grupimit BRICS kontribuues të rëndësishëm në ekonominë globale

Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të…