Malaj në Poloni, diskutime për Bankën e Zhvillimit dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ndodhet sot në Poloni, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në kuadrin e një vizite zyrtare.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, ndodhet sot në Poloni, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në kuadrin e një vizite zyrtare.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Petrit Malaj zhvilloi një takim me ministrin e Financave dhe Ekonomisë të Polonisë, Andrzej Domański, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë. Dy ministrat shprehën interesin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrdhënieve ekonomike mes dy vendeve, në kuadër edhe të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit u vlerësua se Shqipëria dhe Polonia ndajnë sfida dhe objektiva të ngjashme në drejtim të konsolidimit të financave publike, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Nga ana tjetër, takimi shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja konkrete mbi reformat fiskale, mbështetjen e investimeve dhe forcimin e stabilitetit makroekonomik, si dhe për të thelluar partneritetin institucional mes dy ministrive të financave.

Ministri Malaj shprehu bindjen se forcimi i bashkëpunimit me Poloninë përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe ndërtimit të një partneriteti afatgjatë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të të dy vendeve.

Gjatë vizitës, Malaj zhvilloi një takim të frytshëm me anëtarët e Bordit Drejtues të Bank Gospodarstwa Krajowego (BGK), përvoja e së cilës përbën një model të rëndësishëm për vendet që synojnë të forcojnë instrumentet kombëtare të zhvillimit.

Në këtë kuadër, Shqipëria ka hedhur një hap kyç me themelimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, si një instrument strategjik për të mbështetur sektorët prioritarë të ekonomisë, për të lehtësuar aksesin në financim dhe për të nxitur investimet me impakt afatgjatë.

Takimi u fokusua në ndarjen e përvojave, modeleve të qeverisjes, instrumenteve financiare dhe praktikave më të mira, si dhe në mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Forcimi i partneritetit me institucione të suksesshme si BGK është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe ndërtimit të një ekosistemi financiar më të fortë në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…