Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit të Korridorit VIII, se ky aks përfaqëson një projekt strategjik për rajonin dhe një mundësi konkrete për bizneset dhe investitorët.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit të Korridorit VIII, se ky aks përfaqëson një projekt strategjik për rajonin dhe një mundësi konkrete për bizneset dhe investitorët.

Spiropali theksoi se korridoret nuk janë vetëm projekte infrastrukturore, por linja përgjatë të cilave lëvizin ekonomitë, energjia, ndikimi dhe siguria. Sipas saj, Korridori VIII është një projekt me rëndësi strategjike që forcon ndërlidhjen evropiane, qëndrueshmërinë e investimeve dhe sigurinë rajonale.

Ajo bëri të ditur se gjatë ministerialit me ministrat e Jashtëm u riafirmua angazhimi i përbashkët për të intensifikuar përpjekjet në mobilizimin e burimeve financiare përmes instrumenteve evropiane, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partneriteteve, duke e konsideruar këtë korridor si një aks të pavarësisë strategjike të rajonit.

Ministrja nënvizoi se, në një kohë kur zinxhirët e furnizimit lidhen drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, infrastruktura e transportit, rrugët, portet dhe hekurudhat, përcakton nivelin e ndërlidhjes ekonomike me Evropën dhe qëndrueshmërinë ndaj krizave.

Sipas saj, Korridori VIII lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke krijuar një aks horizontal që bashkon vende anëtare të NATO-s dhe vende që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke rritur mobilitetin strategjik dhe reziliencën rajonale.

Për Shqipërinë, ky projekt përbën një mundësi historike, duke e pozicionuar vendin si portën natyrore të Adriatikut në aksin lindje-perëndim. Investimet në porte, rrjete rrugore dhe hekurudhore janë pjesë e një harte më të gjerë evropiane që synon një rajon më të lidhur, më të sigurt dhe më konkurrues.

Spiropali shtoi se për biznesin, një infrastrukturë më e fortë nënkupton ulje të rrezikut, zgjerim tregjesh dhe financime më të sigurta. Sipas saj, bashkëpunimi përgjatë këtij korridori duhet të ecë paralelisht me tranzicionin e gjelbër dhe me respektimin e standardeve evropiane të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit energjetik.

Ajo ftoi investitorët të bëhen pjesë e këtij transformimi që në fazën strategjike, duke theksuar se projekti gëzon mbështetje të qartë politike nga qeveritë e rajonit, Bashkimi Evropian dhe partnerët në NATO. “Korridori VIII është një projekt sigurie për shtetet dhe një projekt rritjeje për biznesin,” u shpreh Spiropali, duke shtuar se Shqipëria është e gatshme të jetë porta dhe partneri i këtij transformimi strategjik.

Burimi ATSH

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim…