Spiropali: Rama në SHBA, merr pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes.

E pyetur nga mediet në konferencën për shtyp në përmbyllje të Ministerialit të Tiranës për Korridorin VIII, lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes dhe nëse Shqipëria ka kontribut financiar në këtë strukturë, Spiropali u shpreh se Kryeministri është nisur drejt SHBA-së për të përfaqësuar vendin në këtë forum.

“Kryeministri është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes. Shqipëria shkon e përfaqësuar nga Kryeministri në rolin e vendit anëtar themelues dhe ky është një lajm i mirë.”

Sipas Spiropalit, në këtë fazë nuk ka detyrime financiare për Shqipërinë, çështje e cila është diskutuar gjerësisht edhe në Kuvend, që ratifikoi marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes.

Ministrja theksoi se Shqipëria është angazhuar për t’u përfshirë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, ndërsa lista e vendeve të angazhuara pritet të prezantohet nga presidenti amerikan.

“Në këtë fazë të angazhimit tonë nuk ka detyrime financiare. Ashtu siç dhe u diskutua gjerësisht në parlament i cili e ratifikoi nënshkrimin dhe marrëveshjen tonë në Bordin e Paqes. Shqipëria është e angazhuar për t’u përfshirë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë dhe ne këtë angazhim e kemi marrë dhe sot do të prezantohet edhe nga presidenti Trump lista e vendeve që janë angazhuar. Angazhime të tjera financiare nuk ka”, tha Spiropali.

“Do të shohim në një fazë tjetër sigurisht edhe në diskutime të gjera edhe partnerët tanë, edhe me anëtarët e tjerë të Bordit të Paqes, por do shohim në bazë të statutit si vend themelues edhe detyrimet tona në vazhdim”, theksoi ajo.

Spiropali nënvizoi se, Shqipëria ka përgjegjësi për t’u përfshirë në aktivitetet e Bordit të Paqes dhe të nismave që lidhen me stabilizimin, duke shtuar se vendi ynë ka gjithashtu përvojë dhe vlera për të kontribuar.

“Shqipëria nuk ka asnjë detyrim në këtë fazë, por sigurisht ka përgjegjësinë për t’u përfshirë, jo vetëm në aktivitetet e Bordit të Paqes, Bordit të Gazës, apo Forcës së Stabilizimit ku ne kemi rënë dakord që të përfshihemi. Por dhe Shqipëria ka se çfarë i ofron Bordit të Paqes duke qenë një vend i cili ka dalë nga diktatura totalitare dhe ka rindërtuar demokracinë, shoqërinë, ekonominë e vetë dhe po ashtu është një vend me një tolerancë të spikatur fetare, etnike dhe besoj që edhe në këtë pikëpamje ne kemi shumë se ç’të ndajmë në këtë Bord synimi fisnik i të cilit është jo të zëvendësojë organet e tjera, siç janë Kombet e Bashkuara apo multilaterlizmin, tek i cili ne besojmë fort”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se Bordi i Paqes nuk është një projekt alternativ ndaj Bashkimit Europian, i cili mbetet objektivi madhor dhe prioriteti strategjik i Shqipërisë, por një mekanizëm komplementar ku vendi ynë mund të japë kontributin e vet.

“As është një projekt alternativ, se këtë e kam lexuar në disa vende për Bashkimin Europian, që mbetet synimi ynë madhor, kombëtar dhe objektivi numër një strategjik i vendit, por është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, përfundoi ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Marrë nga ATSH

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…